Happy To Discuss About Your Requirement? Get a Quote

RRETH NESH

images

RRETH AVOKATIA JURIDICA LLC

Ideja për krijimin e një shoqërie të avokatëve, e ngjashme me kompanitë që veprojnë në vendet me sistem të drejtësisë ku sundon e drejta, ka ekzistuar që nga viti 2011 nga avokati Skender Musa dhe avokate Leonora Dervishaj Pacolli. Me diskutime të vazhdueshme në mes të bashkëpunëtorëve dhe një grupi të avokatëve kemi ardhur në përfundim që Kosova ka nevojë për themelimin e një kompanie juridike e cila do të ofrojë shërbime në të gjitha fushat e drejtësisë; me qëllim që të mbrohen të drejtat individuale të qytetarëve të vendit tonë, të drejtat e bizneseve dhe kompanive vendore dhe të huaja.

Jemi të gatshëm për të ofruar mbrojtje dhe përfaqësim të ndërmarrjeve publike dhe private, duke mos përjashtuar edhe mbrojtjen e interesave të institucioneve shtetërore të Republikës së Kosovës në nivelit qendror dhe lokal, nëse shprehin interesim përmes shpalljeve publike dhe konkurrencës së ligjshme në bazë të parimeve të meritokracisë.

Ideator dhe bashkëthemelues të Shoqërisë së Avokatëve “Avokatia Juridica” L.L.C janë avokati Skender Musa dhe avokate Leonora Dervishaj Pacolli pas një bashkëpunimi të suksesshëm mbi 12 vite. Me tutje, shoqërisë Avokatia Juridica LLC i janë bashkuar edhe avokatët: Bubulina Cakolli, Genc Humolli, Gentiana Thaçi, Drin Musa, Elsa Musa dhe Erblin Beqiraj. Avokatia Juridica LLC është njëra ndër shoqëritë e avokatisë më të kërkuara nga klientë të ndryshem për shërbime juridike në Kosovë.

Avokatia Juridica LLC ofron ekspertizë të thellë me aplikim e metodave më bashkëkohore të mbrojtjes dhe përfaqësimit ashtu siç aplikohen në vendet me sisteme të avancuar të drejtësisë.