Avokatia Juridica LLC
Avokatia Juridica LLC është themeluar për ofrimin e shërbimeve nga lëmia e drejtësisë për qytetarët e Kosovës dhe shtetasit e huaj.
Ne ofrojmë shërbime profesionale për personat fizik dhe juridik që jetojnë dhe veprojnë në Republikën e Kosovës, duke aplikuar metodat më bashkëkohore të mbrojtjes dhe përfaqësimit ashtu siç aplikohen në vendet me sisteme të avancuar të drejtësisë.




NE OFROJMË
Avokatia Juridica LLC ofron një fushë të gjerë të shërbimeve juridike, veçanërisht në fushën penale dhe civile, ku dhe ka fituar reputacion të lakmueshëm në publikun e gjerë lidhur me ofrimin e shërbimeve juridike për shumë klientë vendorë dhe të huaj.
Kjo shoqëri e avokatisë është e njohur për shërbimet që u ofron kompanive lidere dhe për përfaqësimin e rasteve të profilit të lartë.
Suksesi dhe reputacioni i Avokatisë Juridica LLC është i bazuar në kujdesin dhe përkushtimin që ne u ofrojmë klientëve tanë duke u dhënë këshillim dhe shërbim profesional. Me eksperiencën tonë profesionale, ne jemi të gatshëm t’i parashikojmë nevojat e klientëve tanë si dhe t’u ofrojmë mbështetje dhe shërbime në projektet e tyre më komplekse dhe sfiduese.
RRETH NESH
Ideja për krijimin e një shoqërie të avokatëve, e ngjashme me kompanitë që veprojnë në vendet me sistem të drejtësisë ku sundon e drejta, ka ekzistuar që nga viti 2011 nga avokati Skender Musa dhe avokatja Leonora Dervishaj Pacolli dhe pastaj me diskutime të vazhdueshme në mes të bashkëpunëtorëve dhe një grupi të avokatëve kemi ardhur në përfundim që Kosova ka nevojë për themelimin e një kompanie juridike e cila do të ofrojë shërbime në të gjitha fushat e drejtësisë; me qëllim që të mbrohen të drejtat individuale të qytetarëve të vendit tonë, të drejtat e bizneseve dhe kompanive vendore dhe të huaja.
Jemi të gatshëm për të ofruar mbrojtje dhe përfaqësim të ndërmarrjeve publike dhe private, duke mos përjashtuar edhe mbrojtjen e interesave të institucioneve shtetërore të Republikës së Kosovës në nivelit qendror dhe lokal, nëse shprehin interesim përmes shpalljeve publike dhe konkurrencës së ligjshme në bazë të parimeve të meritokracisë.
SHËRBIMET
Prokurimi Publik
Prokurimi Publik Pasi që prokurimi publik po bëhet gjithnjë e më i shpeshtë dhe procedurat e tyre më formale, subjektet e përfshira në këto procedura janë të detyruara të veprojnë me shumë kujdes kur të planifikojnë veprimet e tyre nga aspekti ligjor. Ne e mbështesim si autoritet kontraktuese po ashtu edhe operatorët ekonomik në procedurat […]
Të drejtat e Pronësisë Intelektuale
Të drejtat e Pronësisë Intelektuale Mbrojtja e të drejtave të pronësisë intelektuale, shfrytëzimi i tyre komercial dhe pohimi i të drejtave të pronësisë intelektuale në rast se ato cenohen janë çështje të një rëndësie themelore në shoqërinë e sotme të informacionit. Avokatia Juridica L.L.C., është e shquar në këshillimin e çështjeve që kanë të bëjnë […]
Përfaqësimi gjyqësor
Përfaqësimi Gjyqësor Varësisht se a jeni duke kërkuar përfaqësim gjyqësor në lëminë penale, civile apo komerciale, nesynojmë të arrijmë zgjidhjen më të mirë që ju përshtatet interesit tuaj. Ne kemi një qasje konstruktive dhe jemi të vetëdijshëm për koston e përcjelljes dhe mbrojtjes së një veprimi në gjykata. Qasja jonë është gjithmonë komerciale. Ne mundohemi […]
Media dhe Informacioni
Media dhe Informacioni Zhvillimi i shpejtë i ligjit mbi mediat tregon që legjislacioni nuk përputhet me kërkesatekzistuese. Pasiguria juridike, veçanërisht për kompanitë mediale, mund të shkaktojnë probleme që kërkojnë këshilla juridike në raste individuale. Ekspertiza e firmës në këtë fushë bën që ne të jemi të parët që kontaktohemi kur figura tëndryshme mediale kanë nevojë […]

