Happy To Discuss About Your Requirement? Get a Quote

images

NE OFROJMË

Avokatia Juridica LLC ofron një fushë të gjerë të shërbimeve juridike, veçanërisht në fushën penale dhe civile, ku dhe ka fituar reputacion të lakmueshëm në publikun e gjerë lidhur me ofrimin e shërbimeve juridike për shumë klientë vendorë dhe të huaj.

Kjo shoqëri e avokatisë është e njohur për shërbimet që u ofron kompanive lidere dhe për përfaqësimin e rasteve të profilit të lartë.

Suksesi dhe reputacioni i Avokatisë Juridica LLC është i bazuar në kujdesin dhe përkushtimin që ne u ofrojmë klientëve tanë duke u dhënë këshillim dhe shërbim profesional. Me eksperiencën tonë profesionale, ne jemi të gatshëm t’i parashikojmë nevojat e klientëve tanë si dhe t’u ofrojmë mbështetje dhe shërbime në projektet e tyre më komplekse dhe sfiduese. Më shumë

RRETH NESH

Ideja për krijimin e një shoqërie të avokatëve, e ngjashme me kompanitë që veprojnë në vendet me sistem të drejtësisë ku sundon e drejta, ka ekzistuar që nga viti 2011 nga avokati Skender Musa dhe avokatja Leonora Dervishaj Pacolli dhe pastaj me diskutime të vazhdueshme në mes të bashkëpunëtorëve dhe një grupi të avokatëve kemi ardhur në përfundim që Kosova ka nevojë për themelimin e një kompanie juridike e cila do të ofrojë shërbime në të gjitha fushat e drejtësisë; me qëllim që të mbrohen të drejtat individuale të qytetarëve të vendit tonë, të drejtat e bizneseve dhe kompanive vendore dhe të huaja.

Jemi të gatshëm për të ofruar mbrojtje dhe përfaqësim të ndërmarrjeve publike dhe private, duke mos përjashtuar edhe mbrojtjen e interesave të institucioneve shtetërore të Republikës së Kosovës në nivelit qendror dhe lokal, nëse shprehin interesim përmes shpalljeve publike dhe konkurrencës së ligjshme në bazë të parimeve të meritokracisë.

Më shumë
images
images

Prokurimi Publik

Pasi që prokurimi publik po bëhet gjithnjë e më i shpeshtë me procedurat formale të prokurimit, subjektet e përfshira në këto procedura janë të detyruara të veprojnë me shumë kujdes kur planifikojnë veprimet e tyre nga aspekti ligjor. Ne i këshillojmë një numër të konsiderueshëm të klientëve në sektorin publik dhe privat në çështje të […]

Të drejtat e Pronësisë Intelektuale

Mbrojtja e të drejtave të pronësisë intelektuale, shfrytëzimi i tyre komercial dhe pohimi i të drejtave të pronësisë intelektuale në rast se ato cenohen, janë çështje të një rëndësie themelore në shoqërinë e sotme të informacionit. Avokatia Juridica L.L.C. është e shquar në këshillimin e çështjeve që kanë të bëjnë me të drejtat e pronësisë […]

Përfaqësimi gjyqësor

Varësisht se a jeni duke kërkuar përfaqësim gjyqësor për lëminë penale, civile apo komerciale, ne synojmë të arrijmë zgjidhjen më të mirë që ju përshtatet interesit tuaj. Avokatia Juridica L.L.C. ka qasje konstruktive dhe jemi të vetëdijshëm për koston e përcjelljes dhe mbrojtjes së një veprimi në gjykata. Ne mundohemi të evitojmë seancat gjyqësore, kur […]

Media dhe Informacioni

Zhvillimi i shpejtë i ligjit mbi mediat rezulton me indikacione se legjislacioni i tanishëm nuk i përmbushmë kërkesat ekzistuese. Pasiguria juridike, veçanërisht për kompanitë mediale, mund të shkaktojnë probleme që kërkojnë këshilla juridike në raste individuale. Përvoja e punës se suksesshme te Avokatisë Juridica L.L.C në këtë fushë, bën që ne të jemi të parët […]