Happy To Discuss About Your Requirement? Get a Quote

images

Media dhe Informacioni

practice_service

Zhvillimi i shpejtë i ligjit mbi mediat rezulton me indikacione se legjislacioni i tanishëm nuk i përmbushmë kërkesat ekzistuese. Pasiguria juridike, veçanërisht për kompanitë mediale, mund të shkaktojnë probleme që kërkojnë këshilla juridike në raste individuale. Përvoja e punës se suksesshme te Avokatisë Juridica L.L.C në këtë fushë, bën që ne të jemi të parët që kontaktohemi kur figura të ndryshme mediale kanë nevojë për këshilla urgjente për të parandaluar publikimin e akuzave të rrejshme, apo për të korrigjuar falsifikime të dëmshme ose kur duhet të përballen me sjellje gazetareske ndërhyrëse dhe shqetësuese.

Posaçërisht, ne jemi  të njohur për sferën politike duke numëruar si klientë tanë

Ekspertiza profesionale në këtë fushë, bën që ne të jemi të parët që kontaktohemi kur figura të
ndryshme mediale kanë nevojë për këshilla urgjente për të parandaluar publikimin e akuzave të rrejshme, apo për të korrigjuar falsifikime të dëmshme ose në rastet kur mund të përballen me sjellje gazetareske ndërhyrëse dhe shqetësuese.

Posaçërisht, ne jemi të njohur për sferën politike duke numëruar si klientë tanë zyrtarë të ndryshëm në pozita të larta politike, si deputetë, ministra apo persona që mbajnë poste të ndryshme politike, etj; që drejtohen tek ne për ta mbrojtur reputacionin dhe privatësinë e tyre.

Përveç këshillimit të personave të paditur, ne këshillojmë edhe botues për atë se çfarë është e sigurt për tu publikuar dhe ofrojmë zgjidhje praktike me kosto efektive për ankesat që ju përkasin post-publikimeve.