Happy To Discuss About Your Requirement? Get a Quote

images

E Drejta Civile

practice_service

Avokatia Juridica L.L.C. ka krijuar reputacion të mirë për trajtimin edhe të çështjeve civile.

  • Përfaqësimin e palëve (personat fizik - qytetarët dhe personat juridik - bizneset dhe
    institucionet) në procedurë civile;
  • Përfaqësimin në çështjet civile të personave juridik para gjykatës komerciale, civile;
  • Përfaqësimi i personave juridik para gjykatës komerciale dhe mbrojtje në procedurë
    penale;
  • Të drejtën familjare – zgjidhja e martesës, besimi i fëmijëve, përfaqësimi për dhënien e
    urdhrit mbrojtës, kujdestarinë e fëmijëve të mitur, vërtetimi i atësisë dhe i amësisë,
    birësimi - adoptimi i të miturve dhe i personave madhor, ndarja e pasurisë së përbashkët;
  • Të drejtën e trashëgimisë - procedimi i padisë për ndarjen e trashëgimisë, kalimin e trashëgimisë dhe fitimin e trashëgimisë, pjesëtimin e trashëgimlënësit nga trashëgimtarët ligjor dhe të tërthortë dhe sendet e dhuruara të përfshirë në trashëgiminë e trashëguar, pagesat e detyrimeve, zgjidhja e kontratës për shkak të shpërpjesëtimeve të detyrimeve në fushën e pjesëtimit të pasurisë së trashëgimlënësit, zotësinë për të trashëguar, padenjësinë për të trashëguar për trashëgimtaret ligjor si fëmija, bashkëshorti dhe trashëgimtarët e tërthortë;
  • Përfaqësimi i personave juridik, bizneset, komunat, agjencitë e pavarura dhe ministritë, shoqatat dhe fondacionet që veprojnë në vendin tonë para organeve gjyqësore dhe qeveritare;
  • Përpilimin e padive dhe përfaqësimin në çështjet pronësore të luajtshme dhe të
    paluajtshme në gjykatë dhe në institucionet tjera shtetërore, vërtetimin e pronësisë,
    shpronësimet, ndarjen e pasurisë së paluajtshme, përfaqësimi i palëve në rastet e
    bashkimit të pronave të paluajtshme për ndërtim dhe në ndarjen e objekteve afariste,
    përfaqësimet për servitut (e drejta e kalimit në pronë të huaj), përfaqësimi në
    bashkëpronësi që ka të bëjë me ndërtesat kolektive, përfaqësimi për posedim të sendeve
    të luajtshme dhe të paluajtshme;
  • Përpilimi i padive dhe përfaqësimi në gjykatë për mos përmbushjen e detyrimeve
    financiare nga personat juridik dhe fizik;
  • Përfaqësimi për zgjidhjen e kontratave në mes të personave juridik si dhe personave fizik
    për shkak të mos zbatimit të kushteve nga kontratat;
  • Përfaqësimin nga marrëdhënia e punës para gjykatave dhe institucioneve tjera shtetërore duke përfshirë kthimin në punë, pagesën e pagave mujore, kontributeve dhe mëditjeve;
  • Përfaqësimi dhe përpilimi i padisë për mbrojtjen e të drejtave të autorit, përpilimi i padisë
    dhe përfaqësimi për shpifje;
  • Përfaqëson palët për dëmet materiale dhe jo materiale të shkaktuara nga aksidentet në komunikacion në proces me kompani të sigurimeve dhe në procedura civile në gjykatë.