Happy To Discuss About Your Requirement? Get a Quote
Avokatia Juridica LLC ka krijuar reputacion të mirë për trajtimin e çështjeve komerciale.
Mund t’ju këshillojmë mbi kompaninë dhe aspektet komerciale të krijimit dhe zhvillimit të biznesit tuaj për të gjitha llojet e biznese, si për biznes individual, shoqëri me përgjegjësi të kufizuar, apo ortakëri.
Ne zakonisht këshillojmë në çështje të përgjithshme ligjore të kompanisë dhe çështjet ligjore të operimit të përditshëm në kompani.
Ne ofrojmë mbështetje ekipeve ligjore të brendshme të klientëve tanë dhe jemi ekspertë në çështjet e qeverisjes.
Për themelimin e një kompanie të re, Avokatia Juridica L.L.C. do t’ju shoqërojnë në të gjitha fazat e themelimit dhe zhvillimit të kompanisë suaj - në veçanti në zgjedhjen e formave juridike, përpilimin e kontratave si dhe të gjitha formaliteteve tjera. Format e ndryshme ligjore të ndërmarrjeve në Kosovë, kanë vazhdimisht nevojë për këshilla ligjore kompetente.
Për kompanitë ekzistuese, ne do ju shpjegojmë obligimet dhe nevojat e juaja ligjore i këshillojmë për përgjegjësitë e çështjeve si dhe mund të marrim pjesë në mbledhjet e Bordit të Drejtorëve apo të aksionarëve të tyre.
Kur është i nevojshëm ristrukturimi i kompanisë, gjatë procesit të transformimit, ju mund të mbështeteni në ekspertizën e avokatëve tanë në aspektin ligjor.
Qeverisja e korporatave kërkon jo vetëm njohuri të ligjit, por edhe një kuptim të objektivave të biznesit të kompanisë dhe interesave të aksionarëve, menaxherëve dhe të punësuarve.
Ne krenohemi me përvojën e zhvilluar në këshillimin mbi çështjet për strukturat e
brendshme të kompanisë, detyrat e korporatës, ndërlidhja dhe ndarja e përgjegjësive ndërmjet
bordit dhe draftimi i rregullave të procedurës.
Ne, ndihmojmë klientët në procesin e adoptimit të statuteve, rregulloreve, auditimit dhe reagimit në veprimet civile, administrative ose penale.