Happy To Discuss About Your Requirement? Get a Quote

images

E Drejta Penale

practice_service

E Drejta Penale

Ne, përfaqësojmë shumë raste ku përfshihen veprimet individuale të njerëzve, shpesh persona të një profili të lartë dhe karakter të mire, të cilët përballen me rrezikun e dëmtimit të reputacionit si dhe rrezikun e dëmtimit profesional për shkak të hetimeve kriminale.

Mënyra e ndërtimit të mbrojtjes, gjë nga e cila edhe kemi fituar reputacionin, përfshinë analizë të qetë të provave dhe ligjit që duhet të aplikohet, këshilla të kuptueshme dhe promovim të
patrembur të të drejtave dhe interesave të klientëve tanë.

Ne, punojmë ngushtë me klientët tanë për të kuptuar rastin dhe qëllimet e klientit në mënyrë që të krijojmë mbrojtjen më të përshtatshme: qoftë në një procedurë të plotë në gjykim apo në procedurën hetimore.

Avokatia Juridica LLC mbron/përfaqëson në rastet më serioze dhe në rastet e
profilit të lartë ku und te jenë të përfshirë politikanët, aktorët apo muzikantët, personat nga shoqëria civile në Kosovë, aktivist politikë, shërbyes civil, avokatë, mjekë, drejtorë të kompanive, editorë të gazetave apo gazetarë hulumtues, etj.

 Avokatia Juridica LLC ka qenë dhe mbetet e para në aspektin e ofrimit të mbrojtjes ligjore, duke i mbrojtur të drejtat e njeriut e interesin publik me argumentet ligjore dhe shkencore, në mënyrë që të mbrohen klientët dhe interesat e tyre duke mos u kufizuar si në rastet në vazhdim:

a) mbron të pandehurin gjatë dhënies së mbrojtjes në polici;


b) mbron të pandehurin gjatë dhënies së dëshmisë në Prokurori të Shtetit;


c) mbron të pandehurin – të akuzuarin në procedurë penale në Departamentin e
Përgjithshëm;


d) mbron të pandehurin – të akuzuarin në procedurë penale në Departamentin për
Krime të Rënda;


e) mbron të pandehurin – të akuzuarin në procedurë penale në Departamentin
Special;


f) mbron të miturin në procedurë penale në Departamentin për të Mitur;


g) paraqet kundërshtimin e provave;


h) paraqet kërkesën për hudhje të aktakuzës;


i) paraqet fjalën hyrëse në emër të të akuzuarit;


j) propozon prova dhe dëshmitarë në emër të të akuzuarit;


k) propozon nxjerrjen e ekspertizave në emër të të akuzuarit;


l) propozon marrjen e provave në emër të të akuzuarit;


m) merr në pyetje dëshmitarët në mënyrë të tërthortë dhe të drejtpërdrejtë në emër të të
akuzuarit;


n) rimerr në pyetje dëshmitarët e propozuar nga mbrojtja;


o) merr në pyetje palët e dëmtuara të propozuar si dëshmitarë nga palët në
procedurë;


p) merr në pyetje të akuzuarin gjatë dhënies së mbrojtjes së tij në procedurë;


q) përgatitë dhe paraqet fjalën përfundimtare në emër të akuzuarit;


r) përfaqëson me autorizim palët e dëmtuara në procedurë penale;


s) paraqet kërkesën pasurore juridike;


t) merr pjesë aktive në sigurimin e provave, marrjen në pyetje të dëshmitarëve,
ekspertëve dhe kryen të gjitha veprimet juridike sipas KPPRK-së që parashihen
për palën e dëmtuar;


u) paraqet ankesë kundër aktgjykimeve të gjykatës së shkallës së parë dhe e
mbron/përfaqëson në Gjykatën e Apelit të Kosovës në seancën e caktuar sipas
ankesave të palëve;


v) paraqet mjetet e jashtëzakonshme juridike në Gjykatën Supreme të Kosovës;


z) paraqet kërkesë për mbrojtje të kushtetutshmërisë nga vendimet e institucioneve
qeveritare dhe jo qeveritare dhe nga gjykatat e rregullta në interes të palëve që
mbron dhe përfaqëson në procedurë penale para Gjykatës Kushtetuese të
Kosovës.